Social Icons

Pages

Nuk mund ta akomodonin në aeroplan për shkak të peshës

Nuk mund ta akomodonin në aeroplan për shkak të peshës

Ndodh edhe kjo! Kompania e fluturimeve mund të refuzojë të udhëtosh me aeroplan pasi je tepër i shëndoshë. Ka qenë “British Airways”, kompania që refuzoi rikthimin e një familjeje franceze nga SHBA-të në Francë, pasi djali 27-vjeçar peshonte 230 kilogramë.
Kevin Chenais ishte nisur nga Franca për në SHBA për t’u trajtuar në klinikë, pasi ka çrregullime hormonale. Chenais dhe familja e tij, tashmë kanë mbetur në një hotel pranë aeroportit të Çikagos, pas refuzimit të fluturimit.
Pas kritikave që drejtoi nëna e Kevinit, Kristina, ndaj kompanisë, zëdhënësi i “British Airways” ka lëshuar një deklaratë:
“Ne gjithmonë përpiqemi të akomodojmë këdo, nëse është e mundur dhe e parrezikshme. Fatkeqësisht, ishte e pamundur ta akomodonim pasagjerin, por i kemi ofruar familjes rimbulsimin e biletës”, thuhet në deklaratë, ndërsa transmeton Start
Ndërkaq, familja tashmë planifikon të marrë një tren për në qytetin e New Yorkut dhe më pas mund të lundrojnë me anijen “Queen Mary” drejt Anglisë.