Social Icons

Pages

I varrosuri doli i gjallë nga varri (Video, +18)

I varrosuri doli i gjallë nga varri (Video, +18)

Nuk ndodh çdo ditë që të shihni dikë derisa mundohet të dalë nga varri. Por pikërisht kjo i ka ndodhur një femre në Brazil, e cila po vizitonte varrin e një anëtari të familjes.
Sipas mediave lokale, ajo kishte shkuar në varrezën Ferraz de Vasconcelos, në Sao Paolo, kur dëgjoi disa zëra dhe pa një lëvizje afër një varri. Pastaj ajo dalloi një burrë, të gjallë duke u munduar ta nxjerrë vetën nga varri.
“Isha e tmerruar kur pashë një burrë, për të cilin mendova se ishte i vdekur, duke u munduar të dilte nga varri”, ka thënë ajo, ndërsa transmeton Kosovapress.
Gruaja, lajmëroi autoritetet dhe shërbimet e emergjencës për të ndihmuar nxjerrjen e trupit të personit të gjallë nga varri, i cili po mundohej që të largonte dheun nga trupi i tij. Mirëpo, ajo kishte hasur në probleme, sepse askush nuk i kishte besuar dhe asaj i ishte dashur shumë kohë për t’i bindur.
Në një video të transmetuar në një televizion lokal shihen ekipet e shpëtimit derisa nxjerrin burrin nga dheu. Pasi ishte shpëtuar, ai është dërguar në spitalin lokal për tretman.
Nuk është zbuluar se si, një person i cili raportohet se ishte punëtor bashkie, ishte varrosur i gjallë. Besohet se i varrosuri ka qenë në konflikt me dikë dhe ai/ata kanë menduar se e kanë vrarë, ndërsa për të humbur gjurmët e kanë futur në një varr.