Artisti kinez Liu Bolin ka një “aftësi” të pabesueshme, që si një superhero të “shkrihet” në mjedis dhe atë përmes vizatimeve mjaft të detajuara.
Instalimi i tij i fundit e dërgoi në Venezuelë, në një dyqan të stripave. Gjithashtu, aty u “shndërrua” në valutën lokale, si dhe në paketimin e miellit të misrit.
Përveç këtij projekti, ai është i njohur për një seri të performancave të ngjashme.
Deri tash ka 100 raste të “zhdukjes”, për çka mediat e kanë quajtur “njeriu i padukshëm".
Procesi i maskimit ndonjëherë zgjat me orë të tëra, për çka e ndihmojnë edhe kolegët tjerë. Ndërsa, shpesh përdorë edhe statistë, kryesisht në Kinë