Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar nga një mjek gjinekolog. Mediat italiane bëjnë të ditur se vajza e ka denoncuar në polici gjinekologun Carlo Gambaro, 62-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Novara të Italisë, ku vajza kishte shkuar për vizitë në spital dhe mjeku që e kishte vizituar kishte abuzuar me të.
Ajo thotë se, pas bërjes së ekografisë, mjeku kishte filluar t’i bënte pyetje personale. Ai e kishte pyetur se çfarë tip marrëdhëniesh seksuale preferonte dhe më pas e kishte përdhunuar vajzën shqiptare.
Vajza për ditë me radhë ka qenë e tronditur nga ngjarja dhe pasi është konsultuar me disa shoqe të sajat ka vendosur të bëjë denoncimin. Policia lokale pasi ka hetuar ka zbuluar se ky nuk ishte rasti i parë që mjeku përdhunonte pacientet. Mësohet se gjinekologu ka përdhunuar edhe dy vajza të moshës 29 dhe 19 vjeçe, edhe këto me nënshtetësi të huaj.
Gjatë hetimeve, është zbuluar se në lidhje me këto veprime të këtij mjeku kishte fjalë prej vitesh, duke nisur që nga vitet ’90, por nuk kishte pasur asnjë denoncim.
“Nga hetimet kemi mësuar se shumë prej grave që janë vizituar tek ky mjek, janë ankuar për këto lloj sulmesh, por pa e denoncuar asnjëherë atë. Zakonisht ai sulmonte vajza e reja dhe të këndshme dhe mundësisht të huaja. Sigurisht që ka edhe vajza të tjera që janë sulmuar seksualisht dhe ne presim që të vijnë e të denoncojnë”, ka deklaruar Silvia Passoni drejtuesja e hetimeve në Kuesturën e Novarës.
ENGLISH
A fatality occurred in Italy , where a 19 – year-old Albanian rape by a gynecologist . Italian media suggest that the girl has spoken to the police gynecologist Carlo Gambaro , 62 – years . The event took place in Novara , Italy , where the girl had gone to visit the hospital and the doctor who had visited had abused him .
She says that , after making ecografia , the doctor began to make personal questions . He asked what type of sexual relationships prefer and then raped her Albanian girl .
Daughter of days has been shaken by the event , and after consulting with some friends of hers has decided to denounce . Local police investigated since discovered that this was not the first time that the doctor raped patients . Learned that the gynecologist has raped two girls aged 29 and 19 years old , even those with foreign citizenship .
During the investigation , it was discovered that in connection with these actions the doctor was concerned for years , starting in the ’90s , but there had been no denunciation .
” On investigation we learned that many of the women who are visiting to the doctor , have complained about these kinds of attacks , but without ever denouncing it . Usually he attacked the new girl and nice and possibly foreign . Of course there are other girls who are sexually assaulted and we expect to come to denounce “said Silvia Passoni head of investigations at the police headquarters NOVARESE .